KreuCelebrity

Megi Ndokaj dhe Fatmir Hysenbelliu të lidhur?! Modelja zbulon të vërtetën!

Prej disa ditësh përflitet për një romancë të mundshme mes Megi Ndokaj dhe Fatmir Hysenbelliut. Shkak i këtij thashethemi janë bërë postimet e të dy personazheve në My Story, ku shiheshin (veçmazi) në të njejtën galeri arti në Majami. Megi po qendron prej disa kohësh atje, ndërsa për Fatmirin ka qenë thjesht destinacioni i radhës.

A post shared by Megi Ndokaj (@megindokaj)

Por, si qendron e vërteta? Megi ka vendosur të flasë për INTV, lidhur me atë çka po qarkullon në portale. Modelja ka shpjeguar se çdo gjë ka qenë një rastësi, dhe se mes saj dhe Hysenbelliut nuk ka asnjë lidhje romantike. Mesa sqaron Ndokaj, gjithçka ka qenë një keqkuptim, e asgjë nuk shkon përtej kësaj.


Me pak fjalë, thjesht një zhurmë e radhës…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF