KreuCelebrity

Një fundvit ndryshe për Era Metën, ja në cilin program do ta shohim vajzën e presidentit!

Me refuzimin e Monika Kryemadhit për të qenë  Zonjë e Parë pas emërimit të bashkëshortit President, Era Meta është ajo që shihet krahë të atit në çdo ceremoni zyrtare. Edhe pse fare e vogël, duket se statusi që ‘braktisi’ e ëma i shkon më së miri, pasi deri më tani Era është prezantuar si duhet kudo që shkon. Por, të jesh personazh publik ka edhe detyrime, e angazhimet kanë filluar që tani për të voglën e familjes Meta.


Ky fundvit do ta gjejë Erën në ekran, në një nga programet e së shtunës mbrëma. Bëhet fjalë për ‘Xing me Ermalin’, ndërsa moderatori ka qenë ai që ka bërë të ditur këtë surprizë për publikun. Ai ka postuar një video në Instagram,  ku shihet duke kënduar bashkë me Erën këngën ‘Vetëm një fjalë’ të Elsa Lilës. “Xingu i fundvitit loading…”, ka shkruar Ermali, duke zbuluar pak nga ajo që do të shohim në ditët në vijim.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)


Ndoshta Mamaqi po organizon diçka speciale për datën 31, ndërsa duket qartazi se protagonjste do të jetë Zonja e Parë e familjes Meta. Me pak fjalë, Viti i Ri do ta gjejë Erën në ekran, siç i takon një personazhi të njohur!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF