KreuCelebrity

Rita Ora mesazh të fortë ndërgjegjësues, nëpërmjet videos që po bën xhiron e rrjetit!

Një nga videot më të fundit që po bën xhiron e rrjetit është postimi i një nëne në rrjetet sociale, teksa pyet të birin si është të ndihesh i poshtëruar. Djali i vogël në moshë shpreh çdo problem që i shkaktojnë shokët në shkollë, ashtu sikurse mes lotësh tregon se si i thërrasin dhe për çfarë e vënë në lojë.

Imazhe të tilla nuk e kanë lënë aspak indiferente Ritën, e cila e ka ndarë me ndjekësit e saj këtë video. “Je shumë fëmij i zgjuar dhe i guximshëm, e meriton botën! Bullizmi duhet të ndalojë menjëherë!”, ka shkruar Rita, duke dhënë një mesazh të fortë ndërgjegjësues. Të menjëhershme kanë qenë komentet suportuese, që i janë bashkuar qendrimit të Ritës.

https://www.instagram.com/p/Bcj2sjYBoJA/

Një fenomen i tillë po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh sidomos në Amerikë, ku me qindra fëmijë bien pre e poshtrimeve të përditshme kryesisht në ambientet shkollore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF