KreuArt

Truket e skenave seksuale në filmave

Pas skenave seksuale në filma, gjithmonë ka disa truke që aktorëve të mos mbeten totalisht të zhveshur, ndaj gjestet e regjisorëve dhe sekretet e skenave më të nxehta, po i zbulojmë sesi janë ato realisht dhe pse duken të vërteta në ekran.

Nudo, por me çorape

Burraa shfaqen nudo para kamerës? Kjo në fakt është shumë e vështirë të ndodhë, ndaj edhe aktorët i veshin penisit një lloj çorape. Kjo është pjesë e paketës që çdo aktor me përvojë sjell me vete kur ai e di që do të xhirojë një skenë nudo: gjithashtu shërben për të parandaluar që penisi të erektohet gjatë skenave të ndryshme dhe për t’i garantuar aktorit privatësinë. “Dinjiteti juaj është i paprekur kur çdo gjë është e fshehur në një çantë ngjyrë mishi”-komentoi Jamie Dornan, protagonist i filmit “50 Hijet e Greit”.

Duket dhe nuk duket – Po femrat si sillen në skenat nudo? Për të mbuluar gjoksin, kur xhirimet ndalojnë, ato përdorin një lloj mbulese të vogël, e ngjashme me atë që përdorin kërcimtaret e burleske për gjoksin. Anna Paquin, protagoniste e serialit True Blood, kur nuk ka skena seksi për të xhiruar, mban të veshur një këmishë ngjyrë mishi me anët e prera. Kameramani, e di këtë, ndaj shmang kamerën dhe dritat në mënyrë që ajo të mos shfaqet. Në raste të tjera, gjithçka fshihet në montazh.

Sozitë – Ndonjëherë disa aktorë, në skena nudo, zëvendësohen nga sozitë e tyre. Keira Knightley nuk ka luajtur në skenat e forta të Domino, pasi çdo gjë është e dubluar.

50 hijet e fiction – Gjatë një interviste, Dakota Johnson, protagoniste e ‘50 hijet e Greit”, ka pranuar se xhirimi i skenave seksuale nuk ishin as sensuale, as të këndshme. Ndjeva “afsh” por jo në një mënyrë sensuale. Isha vetëm e djersitur dhe e parehatshme. Dhe për më tepër, me duart dhe këmbët e lidhura.

Paruket – Në një skenë nudo, një aktore mund të përdorë edhe një paruke të veçantë për të fshehur vaginën. Të njëjtën kishte veshur Kate Winslet në filmin The Reader. Kjo paruke shërben për të krijuar një iluzion të përsosur kur ka momente të organeve gjenitale, e cila në realitet nuk ekziston. Paruket janë prej mëndafshi ose, të bëra nga flokë njeriu.

6 orë për 15 sekonda – Për të xhiruar një skenë seksi 15 sekondash, gjjithçka mund të zgjasë deri në 6 orë, duke përfshirë ndryshimet e skenës, lëvizjet e kamerave, rikonstruksionet dhe rregullimi i ndriçimit. Në filmin ‘Tango e Fundit në Paris’ nga Bernardo Bertolucci, protagonistja Maria Schneider në vitin 2007, plot 35 vjet më pas tha se gjatë skenës seksi, nëse ajo që Marlon Brando po bënte me të nuk ishte e vërtetë, të bërtiturat dhe lotët ishin të vërtetë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF