5 gjëra që duhet të shmangni para se të bëni dashuri

 

Edhe në seks mund të përballemi me situata jo fort të këndshme. Depilimi i fundit, ushqimi me erëza, mund t’ju vënë në siklet, po cilat janë disa gjëra të tjera të cilat duhet t’i shmangni para se të shkoni në shtrat. Zbulojini!

Mos hani erëza

Ushqimet pikante nuk ndryshojnë vetëm frymën dhe aromën e lëkurës, por edhe atë të vaginës. “Ushqimet ndikojnë në shtimin e erës së vaginës”-thotë Kathryn Boling e Qendrës Mjekësore Mercy në Baltimore. Pra mos hani vetëm urdhra, spec djegës dhe as ushqime indiane para seksit.

Pini pak alkool

Disa kokteje mund t’ju sjellin në nhumor, por mos e ekzagjeroni kurrë. Alkooli është një qetësues i fuqishëm dhe mund të japë një përgjumje të dëshirave. Hulumtimet nga Universiteti Missouri-Saint Louis kanë treguar se alkooli e bën orgazmën më të vështirë për burrat dhe gratë.

Mos përdorni furçë dhëmbësh elektrike

Kjo mund të duket e çuditshme për ju, por duke përdorur një furçë dhëmbësh elektrike, kjo mund të jetë e rrezikshme. Në çfarë kuptimi? Mikro acarrimet që krijohen në mishrat e dhëmbëve, ose të mukozës, ju ekspozojnë para rrezikut të kontraktit me disa sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Duhet të jeni i kujdesshëm, veçanërisht me seksi oral.

Depilimi

Ashtu si me një furçë dhëmbësh elektrike, në qoftë se heq qimet me qiri, ju jeni më të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Shtresa më sipërfaqësore e lëkurës është e acarruar dhe folikulat bëhen të kuqe dhe super të ndjeshme. Një nga rreziqet është infeksioni i papilloma-virusit, dhe për të shmangur atë, duhet të depiloheni të paktën një natë para marrëdhënies, dhe jo në të njëjtën natë.

Anti-histaminet

Anti-histaminet janë aleati më i mirë kundër alergjive. Marrja e tyre para një raporti seksuale mund të thajë mukozën, sepse ky është edhe funksioni i tyre. Kjo mund të bëjë një marrëdhënie seksuale më të dhimbshme, ndaj provoni një lubrifikant, dhe në çdo rast shmangni marrjen e drogës para se të bëni dashuri.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *