KreuCelebrity

Edhe supermodelet hanë fasule! Shikoni Emina Çunmulaj

Ideja që kemi gjithmonë mbi modelet janë dietat e rrepta për të pasur gjithnjë në trup në formë, por ndodh që edhe ato të ushehen si të gjithë ne njerëzit e tjerë. Këtë e tregon më së miri modelja shqiptare Emina Çunmulaj, e cila përmes një video të postuar në Instagram, nuk e fsheh aspak se fasulet janë pjesë e dietës së saj ushqimore.

Sidomos tani gjatë periudhës së shtatzënisë, ato janë më se të nevojshme. Ndërkohë që në menunë e saj ajo tregon edhe një sallatë me domate dhe kungull të pjekur. Ndoshta fakti që është shqiptare dhe ne dallohemi për ngrënien e fasuleve, nuk e bën atë të jetë ndryshe, sepse jo më kot ne nuk heqim lehtësisht dorë nga tradita ushqimore.

Gjithsesi në këtë rast, Emina është nga të paktat modele, e cila jo vetëm nuk e fsheh dietën ushqimore, por ndihet krenare për atë që konsumon, fundja edhe fasulet hyjnë të pjatat e shëndetshme.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF