Horoskopi e martë 12 dhjetor 2017 0 211

Dashi

Falë ndikimit Hënës do të tregoni se jeni gjithëpërfshirës dhe të hapur, për aq kohë sa jeni të motivuar nga qëllimet, mendimet e pastra, transparente dhe të ndershme. Plutoni ndikon negativisht, por nuk duhet të mungojë dëshira për të realizuar qëllimet tuaja.

Demi

Nuk duket shumë intensive dhe interesante e marta për Demin. Megjithatë sot forcat e qiellit duket se garantojnë një moment solid dhe të shkëlqyer, veçanërisht në lidhje me shëndetin, mirëqenien dhe dëshirën për t’u ndjerë mirë me veten dhe trupin tuaj.

Binjakët

Pranoni ndihmën dhe miqësinë e Hënës e cila do t’ju mbështesë gjithmonë, prandaj përpiquni edhe të argëtoheni. Ndikimi i planeteve do t’ju bëjë të jeni joshës dhe të parezistueshëm, ndaj lëreni gjithçka të transmetohet në mënyrë spontane dhe natyrale.

Gaforrja

Jeni gati të pranoni kaq shumë, pothuajse çdo gjë, por jo gjithçka. Veçanërisht nuk duket se keni ndonjë dëshirë për pasur mendime me komplekse, të vështira dhe të ndërlikuara, sepse gjithmonë jeni preferuar nga njerëzit vetë falë sinqeritetit tuaj.

Luani

Hëna ju nxit të kërkoni më shumë argëtim dhe gëzim me ata që janë përreth jush, por jo me çdo kusht. Për këtë arsye, sot ju do të jeni mjaft të dobishëm dhe miqësorë, por jo dhe aq të gatshëm për t’iu nënshtruar gjithçkaje që do t’ju ofrohet nga të tjerët.

Virgjëresha

Përkushtimi ndaj gjërave praktike, materiale dhe të përditshme do të jetë një mënyrë alternative për ta bërë të martën tuaj të jetoohet më lehtë dhe në mënyrë paqësore. Do të zhvilloni idetë dhe synimet tuaja, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndiheni mirë.

Peshorja

Hëna do t’ju bëjë të ndiheni i qetë me fjalimet, dialogun dhe me çdo formë bashkëpunimi ose shkëmbimi që do të përjetoni sot. Do të keni një energji pozitive, e cila do të mbytë çdo armik dhe dyshim që ju rrethon. Evitoni krenarinë së tepruar.

Akrepi

Një këshillë për shenjën tuaj? Pas forcës dhe optimizmit tuaj të fortë, përpiquni t’i kushtoni vëmendje Hënës e cila sot do të përpiqet t’ju bëjë të dëgjoni më shumë të tjerëve, gjë që do t’ju bëjë bujarë dhe gjithmonë të vëmendshëm ndaj atyre që keni afër.

Shigjetari

Sot yjet do të jenë në gjendje t’ju përballin me arsyetime të mençura, para të cilave nevojiten edhe disa iniciativa po kaq të mençura. Kujdes, mos zgjidhni në bazë shijevet tuaja, pasi mund të gaboni. Inkurajoni zgjedhjeteduhura nga llogjika e ftohtë.

Bricjapi

Të martën ndoshta do të hasni një dilemë të vogël,. Sepse do të duhet të përpiqeni të kuptoni nëse është e rëndësishme që të dëgjoni dikë ose diçka e cila do të lehtësojë energjinë tuaj, mënyrën tuaj të të menduarit dhe të ekzistuari. Kujdes, mos gaboni!

Ujori

Do të jetë një e martë e dedikuar për ju që punoni dhe kjo falë pozicionit të favorshëm të  planeteve në shenjëntuaj. Do të jetë një ditë e cila do t’ju ndihmojë në një farë mënyre të ndjeheni në vendin tuaj, e cila do të ngrohtë zemrën por edhe mendjen tuaj.

Peshqit

Pse të mos përpiqeni të inkurajoni ata që sot kanë vendosur të kujdesen për një çështje praktike apo ekonomike? Me pak fjalë, kërkoni të bëheni një shembull i rëndësishëm për të tjerët, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë të realizojnë projektet e tyre. 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *