Me pantallona të shkurtra si Taylor Swift 0 195

 

Nëse keni këmbë të bukura nxirrini në pah. Dhe me pantallona të shkurtra jeni më komode. Edhe Taylor Swift ka këmbë të gjata dhe një fizik prej modeleje. Ajo është një ikonë e stilit të përsosur kur është fjala për pamje seksi, por … të rehatshme. Natyrisht! Ajo këndon dhe kërcen në skenë (ashtu si në disko) dhe kjo është arsyeja pse ajo na frymëzon me pamjen e saj në kohën e festave. Veshje ultra seksi, por të rehatshme janë pantallonat e shkurtra, ideale për t’u kombinuar me bluza të gjera dhe temina. Me këto veshje ju nuk keni nevojë për taka të larta, mjaftojini me kambale për të plotësuar gjithçka. A jeni gati për të festuar deri në agim?

Me bluzën e artë

Ndriçoni natën me një bluzë ngjyrë ari! Kjo veshje është e përkryer edhe për darkë nga të afërmit e tij ose tuajit, para se të dilni me miqtë.

Me këmishën me kuadrata

Mos u shqetësoni për të ftohtin dhe vishni pantallona të shkurtra kadife me një bluzë me shkëlqim me kuadrata dhe kambale argjendi natyrisht.

Trikoja e Krishtlindjeve

Gjarpëri ishte kafsha me të cilën Taylor njoftoi lançimin e albumit të saj të fundit “Reputation”. Trikoja që vesh në versionin e Krishtlindjeve është thjesht e adhurueshme. Si ta krijoni edhe ju këtë veshje? Zgjidhni një triko me një kafshë me temina, jeni thjesht të përsosura.

Kostum dantellë

Merrni maksimumin e veshjes seksi nëse, si Taylor, ju zgjidhni një komplet të zi të dantella.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *