Me të kuqe për festa? Çfarë të vishni! 0 362

Të kuqe për Krishtlindje, a ngjan një histori e zakonshme? Po, sepse e kuqja nuk është vetëm e kuqja e ngjyrës së babagjyshit, por një ngjyrë e pagabueshme, e ngrohtë dhe sensuale, e cila i rri më mirë bjondeve sesa bruneve. Në dimër, e kuqja është edhe ngjyra e aksesorëve, përfshi këtu këpucët. Fashionistët nuk heqin dorë nga këpucët pump të kuqe, por edhe ndonjë palë çizme deri tek kyçi i këmbës, në të dyja rastet me lustër.

E kuqja është e bukur që nga trikot kombinuar me ar deri tek palltot, sepse është një kolor i cili nxjerr në pah fytyrën. Po kaq e fortë bëhet nëse e kombinoni atë me të zezë, gri ose blu.

Duke folur për të kuqen në Krishtlindje, mendimi të shkon vetëm tek të brendshmet, një e vërtetë e cila bëhet reale këtë periudhë. Pse të mos përfitoni nga euforia e festës për të nxjerrë diçka ndryshe nga e zakonshmja? Por nëse doni të jeni akoma e sofistikuar atëherë zgjidhni të brendshme të kuqe prej dantelle, ato janë sensuale dhe ju bëjnë të dukeni akoma më joshëse. Zgjidhni një bustier me shirita dhe të brendshme dantelle braziliane.

Për raste vërtet të veçanta, si festat mund të zgjidhni edhe një këmishë nate prej mëndafshi. E kuqja gjithashtu mund të jetë e pranishme edhe tek pizhamat, sidomos tek ato që duan një pamje paksa misterioze. Nëse nuk e dini ka një ndjesi vërtet sensuale kombinimi i një bluze më jakë V dhe një palë pantallonave të shkurtra prej mëndafshi, ose pizhamave. Kjo është një skenë e pëlqyeshme në rastet kur duam të kalojmë orët e festave në shtëpi duke ndjekur televizorin.

Së fundi, mos harroni të zgjidhni një dhuratë të kuqe për miqtë tuaj, të kombinuar me personalitetin dhe stilin e secilit. Kryefjala, duhet të jetë me patjetër e kuqe, sepse jo më kot nuk thonë: nëse vesh të kuqe për festa, viti tjetër të ecën mbarë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *