Si të hiqni manekyrin në shtëpi 0 275



Të gjithë duam që manikyri të zgjasë, por ama ka momente që duket ta vendosim dhe heqim brenda një kohe të shkurtër, pa shkuar tek specialistët. Ndaj për të kursyer para, po ju mësojmë një mënyrë që realizohet në shtëpi.  Po ka një rrezik, ai i dëmtimit të thonjve. Po si ta shmangni dhe ta hiqni pa shumë dëme?

Shpikja më inteligjente për të hequr manikyrin realizohet me disa hapa të thjeshtë, brenda 30 minutash. Në fillim gjeni një pastrues për thonjtë, pambuk dhe një limë. Në një topth pambuku hidhni disa pika tretës açetoni, por në vend ta fërkoni, ngjiteni atë mbi thon. Pasi të keni mbaruar me secilin prej thonjve, izolojini ato me anë të një letre alumini.

Mbajini për 10 minuta dhe më pas hiqni pambukun. Pastrojeni me një letër të lagur dhe më pas filloni me trajtimin e thonjve. Merrni një pambuk dhe masazhojini thonjtë me vajra esencale natyrale, si vaj bajame ose kokosi.

Nëse nuk keni një vaj të tillë mund të përgatitni një të tillë në kushtet e shtëpisë: merrni 2 lugë vaj ulliri, disa pika lëng limoni dhe përziejini. Derdhni përzjerjen në një tas dhe masazhojini thonjtë ngadalë për 10 minuta. Rezultati? Thonjtë tuaj do të shkëlqejnë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *