KreuStil Jetese

Cila është ngjyra e familjes mbretërore angleze?

Jo jargavan, as e purpurt. Ngjyra e Pantone 2018 është Ultra Violet, një hije e purpurt e fortë e identifikuar pa mëdyshje me kodin 18-3838. Sytë e mendjes  ju sjellin në kohë mbretin e funkut Princ, i cili pas suksesit të albumit të tij Purple Rain në 1984 i kthye këto tone në provokuese. Ultra Violet është e lidhur me misteret e kozmosit, emblemë e misticizmit dhe spiritualitetit, por edhe e eksperimentimit dhe origjinalitetit.

Por violeta ka edhe një vlerë simbolike për familjen Mbretërore Britanike. Kjo është e dukshme nga Mbretëresha Elizabeta II deri tek Princesha Diana, duke arritur te Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Por jo vetëm. Naomi Campbell dhe Salma Hayek, Diane Kruger dhe Kylie Jenner janë vetëm disa nga yjet ndërkombëtarë të cilët e kanë përsosur këtë ngjyrë me veshjet e tyre të mbrëmjeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF