‘O Bag’ mbërrin në Tiranë, sot përurimi! 0 38

Marka e njohur italiane e çantave ‘O Bag’ e njohur për stilin e saj të rafinuar vjen më në fund edhe Tiranë. Hapja zyrtare e butikut do të bëhet sot në orën 18:00 në praninë e personazheve të njohur të modës, blogjeve dhe ekranit. Një festë elegante ku do të prezantohet jo vetëm ky brand italian, i famshëm për cilësinë e produkteve hand made, por edhe tendencat më të fundit, ku të pranishmit, do të kenë mundësinë të zgjedhin çantën e tyre të preferuar dhe risitë e sezonit Vjeshtë-Dimër 2017/2018.

Marka italiane e aksesorëve ‘O Bag’ është unike dhe easy-fashion, të ofron mundësinë për të krijuar çantën tënde të personalizuar. Ju mund të vizitoni sot butikun gjatë përurimit ku keni fatin të zgjidhni dhe të argëtoheni me shumëllojshmërinë e ngjyrave, formave dhe aksesorëve shoqërues, të gjitha të studiuara enkas për ty. Butiku i parë zyrtar i ‘O Bag’ në Tiranë do të ofrojë të gjitha produktet e cilësisë së lartë, njësoj si simotrat e saj në Evropë.  ‘O Bag’ gjendet përballë Drejtorisë së Policisë në kryeqytet, një vend lehtësisht i aksesueshëm, ku jeni të ftuar të argëtoheni duke krijuar së bashku çantën tuaj.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *