KreuBusull

Patatja i dhuroi Evropës dy shekuj paqeje

Nëse pesë shekuj më parë do të ekzistonte çmimi Nobel për Paqen, ky ushqim i zakonshëm me siguri do të kishte marrë një nominim. Patatja, është e lehtë për t’u kultivuar, rezistente ndaj thatësirës dhe e përshtatshme për shumë lloje tokash, ndaj edhe për disa shekuj mori përparësi duke hyrë në Evropë fuqishën në shekullin e 16-të.

Kjo është ideja fillestare e zhvilluar në një studim nga tre ekonomistë të universitetit të Harvardit, sipas të cilëve, futja e patates në Evropë siguroi furnizimin dhe mirëqenien e popullatës së kontinentit, duke reduktuar tensionet dhe duke zgjidhur mosmarrëveshjet.

Pasi zhardhoku u zbulua në Amerikë në shekullin e 15-të, më pas erdhi në Evropë, duke rritur prodhimtarinë, uli vlerën e tokës, përmirësoi të ushqyerit, por rriti pagat, duke çuar në një sërë përfitimesh për të gjitha klasat shoqërore. Për të paktën disa shekuj, revolucioni bujqësor ndihmoi të zbuteshin presionet shoqërore që në rrethana të tjera do të kishin çuar në konflikte mes shteteve.

Patatja mendohet se ka qenë një pretekst për të evituar luftrat e reja asokohe. Kërkuesit e universitetit të Harvardit analizuan të dhënat e mbi 2,477 betejave dhe 899 luftrave të 500 viteve, veçanërisht përgjatë kufijve të Austrisë, Francës, Rusisë, Turqisë, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Ata dolën në përfundimin se patatet i ndihmonin familjet të prodhonin sasi të mëdha në ngastra të vogla toke, duke ulur vlerën e tokës. Kjo çoi në një reduktim të ndjeshëm të konflikteve për shkak të zotërimeve të tokës. Për më tepër, rritja e mirëqenies së fermerëve rriti të ardhurat, e paralelisht mbledhjen e taksave, duke çuar në një stabilitet më të madh.

Disa prej luftrave civile, sipas studimit rezultuan në disa periudha kur këto vende u goditën nga fatkeqësi klimatike, si thatësira në verë apo i ftohti në dimër, e cila shkaktoi paqëndrueshmëri sociale dhe fillimin e konflikteve të armatosura. Edhe sot, rezultatet tregojnë se një pjesë e shteteve moderne, janë të varura nga bujqësia, kur përmirësimi i prodhimit rezulton me një stabilitet më të madh politik dhe shoqëror.

Tags:

Home Dossier

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF