KreuCelebrity

Bashkohet familja, Vesa, Big Basta e Liam së bashku në Zelandën e Re

Më në fund bashkë! Këngëtarja bukuroshe, Vesa Luma dhe i vogli Liam i janë bashkuar ‘babi Gerit’, i njohur si Big Basta. Prej disa muajsh të ndarë për shkak të largësisë, familja i ka dhënë tashmë fund mallit.

Kështu Vesa ka postuar disa foto në Instastory, ku tregon se ka mbërritur në Zelandën e Re, ku disa muaj më parë u zhvendos Big Basta.

Të dy djemtë e këngëtares shihen duke lozur së bashku e duke u ç’mallur me njëri-tjetrin, ku duket qartë lumturia në fytyrën e tyre. E si mund të ndodhë ndryshe kur familja bashkohet.

Largimi i Big Bastës solli edhe thashetheme mbi një ndarje të mundshme të tyre, por të dy këngëtarët i hodhën poshtë këto zëra, ndërsa tashmë nuk asnjë dyshim mbi lidhjen e tyre.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF