KreuStil Jetese

Bella Hadid fotokopja e Carla Brunit? 

 

E para ka lindur në Torino në një familje muzikantësh në vitin 1967. E dyta, në Los Angeles, nga një ndërtues në vitin 1996. Me dokumenta figurojnë si: Carla Bruni dhe Bella Hadid, edhe pse ngjajnë shumë.

Kemi arritur të zbulojmë shumë foto, ku ato ngjasojnë. Në një anë duke hapur arkivën, e në krahun tjetër duke kërkuar në instagram. Ato duken si dy pika uji.

Ish topmodelja dhe gruaja e ish-presidentit francez Nikolas Sarkozi, ka pasur një karrierë të artë në modeling, por edhe sot ruan një formë fizike të shkëlqyer.

Të dyja kanë të nëjtën ngjyrë sysh: blu, hundë identike (edhe pse flitet se Bella e ka ribërë kur ishte adoleshente), buzët e fryra dhe mjekër e skalitur.

Nëna natyrë nuk është kursyer tek asnjëra me bukurinë, por ama ato ngjajnë, qoftë edhe në qëndrime apo modelet e flokëve.

Tani mbetet të themi që Bella Hadid do të jetë trashëgimtarja e pamjes së Carlà Bruni.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF