KreuCelebrity

Evolucioni i stilit të Meghan Markle

E komentuar, por edhe e xhelozuar. Stili i nuses së ardhshme të princit Harry ka shumë sharm, ndaj po ju sjellim një evolucion në të gjitha fazat e modës të Meghan Markle.

Që kur historia e saj me princit Harry nisi të qarkullojë, të gjithë nisën të merren me analizën e veshjeve të saj: stilin, kë kopjon, pra duke dekriptuar çdo detaj të pamjes së saj.

Nëse stili i saj është për përshëndetur sot, besojeni ai nuk ka qenë gjithmonë kështu.

Shohim një evolucion të tij duke e parë Meghan të transformuar nga një njeri i zakonshëm, deri tek disa takime me stilistë që edhe i kanë dhënë këshilla për një pamje më chic.

Para takimit të saj me Princin Harry, aktorja e serialit ‘Suits’ preferonte veshje me gjatësi minimale, por stili i saj ka evoluar drejt zgjedhjeve më elegante.

Ndërsa marrëdhënia e saj me Princin Harry u bë zyrtarë, kufijtë e tij u zgjatën dhe veshjet e zakonta u zhdukën.

Protokolli të detyron.  Stili i saj, po ashtu u kodifikua, për të qenë sa më pranë stilit të familjes mbretërore i cili është shumë i kodifikuar.        

I njëjti trasnformin ka ndodhur më parë edhe me Kate, e cila pas zyrtarizimit të lidhjes me William, nisi të kujdesej për veshjet, jo vetëm gjatë daljeve publike. 

Nga ana tjetër, Meghan ruan ende fresnikë dhe elegancën e dikurshme, me linja të përsosura dhe një buzëqeshje që nuk ikën kurrë nga fytyra e saj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF