KreuCelebrity

Fituesi i festivalit në RTSH sipas Juliana Pashës

Një prej ish-konkurenteve të Shqipërisë në Evurovision, këngëtarja Juliana Pasha ka parashikuar fituesin e Festivalit të Këngës në Radio Televizion Shqiptar. Ndoshta ajo e di mirë së çfarë duhet për këtë kompeticion, ndaj edhe nuk ka nguruar të vlerësojë një prej zërave që konkurojnë sivjet në festivalin e RTSH-së.

Sipas saj fituesi do të jetë Eugen Bushpepa. Në fakt, të gjithë e njohin djaloshin e talentuar me zërin fantastik, por paksa herët për të dhënë verdiktin, duke menduar që në garë sivjet ka edhe shumë artistë të tjerë big. Gjithsesi komenti i Juliana Pashës ka qenë për një arsye të fortë.

“Je vokali më i bukur mashkullor pa diskutim. Të uroj me zemër fitore në Festivalin e Këngës në RTSH. Uroj që zëri yt ta trondisë skenën e Eurovizionit. Një pjesë e madhe e artistëve që marrin pjesë në Festivalin e Këngës janë miqtë e mi. Nuk do të ishte e ndershme të filloja ti shpërndaja të gjithë vetëm prej miqësisë”-ka thënë Juliana.

Më pas këngëtarja ajo ka theksuar se më pastërti i uron të gjithëve suksese në Festivalin e Këngës në RTSH, por në veçanti dy mikeshave të saj, Mariza Ikonomi dhe Orgesa Zaimi, edhe pse siç e thekson interpretimi i Bushpepës i ka rrëmbyer zemrën menjëherë sapo e ka dëgjuar.

Pritet që sivjet ky edicion i Festivalit të jetë një garë e vërtetë, sidomos për faktin se pas shumë vitesh rikthehen në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare, e rrjedhimisht gara për përfaqësuesin e vendin tonë në evenimentin më të rëndësishëm Evropian të këngës, do të bëhet edhe më e fortë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF