KreuStil Jetese

Gwen Stefani ‘e çmendur” pas çizmeve mbi gju

Gwen Stefani mund të jetë e njohur për flokët e saj të kuqe dhe bjonde platin, por duket sikur po shton një element të ri së fundmi. Çizmet super gjata, të cilat me të cilat shfaqet ngado. Këngëtarja, 48 vjeçare, duket se preferon markën italiane të këpucëve Casadei, e cila ka stilin që preferon Stefani. Çmimet e tyre varojnë nga 1.000 deri 1.500 dollarë. Ajo i vesh shpesh ato, madje edhe në promovimin e albumi të ri, e ftuar në studiot televizive.

Ajo preferon çizmet me lustër dhe ngjyra të forta, por edhe kamoshin e kuq ose atë të verdhë. Kjo sepse në fakt me to tërheq vështrimin e kujtdo. Çizmet mbi gju i japin jashtëzakonisht hijeshi çdo femre dhe kanë efekt të zgjasin këmbët. Stefani preferon t’i veshë shpesh ato me funde të shkurtra dhe veshje të trikotuara. Por nuk do të thotë të shpenzoni kaq shumë para sa Stefani, pasi ka çizme të ngjasme në treg, me gjysmën e çmimit, madje edhe me 130 dollarë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF