KreuStil Jetese

Hapja zyrtare e ‘O Bag’, festë dhe dhurata

Një mbrëmje e mbushur plot surpriza ka qenë e djeshme në hapjen zyrtare të butikut të parë ‘O Bag’ në kryeqytet. Dhjetra të ftuar, jo vetëm kanë parë dhe shijuar koleksionin e ri, por edhe kanë blerë çantat dhe aksesorët e markës së njohur italiane, e cila joshi shumë prej personazheve të njohur të medias, blogjeve dhe modës.

Duke sjellë tendencat më të fundit në Tiranë ‘O Bag’ jo vetëm që ka mahnitur me mbrëmjen elegante të hapjes, por edhe ka surprizuar të ftuarit me dhurata të këndshme. Shumë prej tyre nuk dolën pa marë me vete edhe çantat e koleksionit të fundit Vjeshtë-Dimër 2017-2018, të cilat vijnë për herë të parë në Shqipëri përmes ‘O Bag Albania’.

Marka e njohur italiane e çantave ‘O Bag’ dallon për stilin e saj të rafinuar dhe punimet e rralla hand made. Sezoni Vjeshtë/Dimër sugjeron tendencat më të fundit dhe një pafundësi ngjyrash, formash dhe aksesorësh shoqërues. ‘O Bag’ gjendet përballë Drejtorisë së Policisë në kryeqytet.

Sara Kolami

Enada At’Nikolla me vajzën dhe Mirela Cano

Venera Lumani

            

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF