KreuCelebrity

Krishtlindjet në shtëpinë e Jennifer Lopez

Erdhën Krishtlindjen në shtëpinë e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. Çifti, i cili ka nisur një lidhje që nga muaji shkurt, bashkë me dy binjakët 9-vjeçarë të Lopez Emme dhe Max kanë nisur përgatitjet për dekorimin e pemës së Krishtlindjes. Këngëtarja e ka dokumentuar këtë moment përmes disa postimeve në Instagram.

Ata kanë preferuar një pemë të thjeshtë, ku mbizotëron e kuqja dhe ari, dekoruar me shirita dhe drita të shumta. Vihen re momentet kur Rodriguez e mban peshë Lopez, e cila stolis pemën e festave, ndërsa më te vegjlit tregojnë kujdes për pjesën tjetër. Atleti 42-vjeçar shfaqet duke arritur vetë majën e bredhit, ndërsa Lopezit i është dashur në disa raste të përdorë edhe shkallën. Këngëtarja, 48 vjeçare pasi ka mbaruar gjithë dekorimet, është kujdesur të duket bukur në foto, duke kontrolluar herë pas here pamjen e saj.

Duket se romanca e tyre po vijon e qetë, larg zhurmës së medias. Sipas një burimi të Lopez, çifti po planifikon që për festa të bashkohet edhe me pjesën tjetër të familjes, dy vajzat e Rodriguez, Natasha, 13 vjeç dhe Ella 9 vjeç, si dhe binjakët e Lopez. “Të gjithë fëmijët duan që Jennifer dhe Alex të martohen,” tha një burim i brendshëm. “Ata po diskutojnë, por Jennifer është ‘shkollë e vjetër’, do të argëtohet në fillim , para se të pranojë unazën. Janë shumë të lumtur që fëmijët janë së bashku dhe i kanë pranuar në familjen e tyre të re’, shtoi burimi. Çifti planifikon të festojë pushimet në Miami dhe më pas do të zhvendosen në Bahamas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF