KreuCelebrity

Kujt i dhuroi 14 milionë dollarë Georgey Clooney ?

George Clooney mund të jetë një aktor dhe regjisor që ka fituar Oskar, por ai nuk harron të ndihmojë njerëzit në nevojë. Aktori i ka dhuruar plot 1 milionë dollarë Rande Gerber, një prej miqve të tij më të vjetër dhe 13 milionë të tjerë miqve të tij të afërt. Dhurata u zbulua nga Gerber në televizionin MSNBC-së. “Një ditë George më thirri mua dhe dsa shokë për darkë në shtëpinë e tij. Kur shkuam aty mbi tavolinë gjetëm nga një valixhe të zezë në tavolinë për çdo 14 të ftuarit. Xhorxhi tha; Ju keni menduar shumë për mua dhe keni bërë shumë në jetën time. Kur kam ardhur në Los Angelos, më keni liruar krevatin tuaj dhe jam me fat që ju kam, Ndaj dua t’ju dhuroj diçka. Në çdo valixhe ishin 1 milion dollarë”-rrëfen miku i ngushtë i aktorit.

Ai tregon se secili prej miqve të tij, pra 14 miqtë e tij morën nga 1 milion dollarë secili, dhuratë kjo e cila i shikoi të gjithë, por ama djemtë e grupit vlerësuan jo shumën, po miqësinë e fortë që kishin me aktorin Geogre Clooney. Gerber, i cili është bashkëpronar i markës Clooney’s Casamigos Tequila, e cila u shit për 1 miliard dollarë në qershor, i dhuroi 1 milionë dollarët për bamirësi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF