KreuBordo Men

Moda për meshkujt e vë theksin tek palltot

Alfabeti i modës e vë theksin këtë vit tek shkronja P: si përshembull pallto.

Me origjinë ushtarake, palltot, me kalimin e kohës, zëvendësuan peliçet e vjetra, duke u ktheyr kështu në një aleat të fortë kundër të ftohtit, por mbi të gjitha në një element mjaft të rëndësishm në pamjen tonë të jashtme.

Tashmë në treg ajo gjendet e bërë prej lecke, prej leshi, me gjatësi e ngjyra të ndryshme, duke qenë kështu edhe pjesë e pandashme e dollapit tonë.

Moda sot e ka ç’dramatizuar duke na dhënë një vision ndryshe të saj. Përveç plltove formale, “uniform”, ajo ka kaluar në një tjetër dimendion duke pasur tashmë forma nga më të larmishmet, e kombinuar me veshje të ndryshme si për në dimër ashtu edhe për në vjeshtë.

Për meshkujt, sezoni Vjeshtë/Dimër 2017/2018, sjellë pallto të bëra në formën e kurrizit të peshkut, prej lecke, ajo shoqërohet me një këmishë, me golf dhe pantallona.

Mund ta kombinojmë shumë bukur edhe me shalle apo me çizme lëkure. Në vend të një stili klasik, përpiquni të keni një stil “rruge”. Kjo mënyre na jep idenë e një veshje rastësore e spontane.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF