KreuStil Jetese

Oriz, makarona apo patate, çfarë niseshte të zgjidhni?

“Asnjë ushqim nuk duhet të demonizohet”, thotë Dr. Jean-Michel Lecerf, i departamentit të të ushqyerit në Institutin Paster në Lille. Këshilla më e mirë, duhet të hani pak nga gjithçka, por me masë. Por bëni kujdes nga niseshteja, një përbërës i cili gjendet tek orizi, makaronat dhe patatja. Ushqimet me bazë niseshte janë të rëndësishme në dietë, sepse sigurojnë karbohidratet të cilat ushqejnë qelizat tona. Por, a rekomandohet çdo vakt? Jo, por duhet alternuar me perime të gjelbra dhe bishtajore, si: thjerrëzat, bizelet apo fasulet e kuqe.

Jo të gjitha ushqimet niseshte janë të barabarta

Edhe pse të gjitha ofrojnë të njëjtin numër kalorish që varion nga 200 deri në 250, cilësitë e tyre ushqyese janë të ndryshme. Patatet zënë një vend të dukshëm. Edhe pse klasifikohen si niseshte e pastër për shkak të përmbajtjes të lartë të karbohidrateve, ato nuk krahasohen me drithërat. Ndryshe nga orizi dhe makararonat, patatja përmban potas, i cili lufton acidifikimin e trupit, ka shumë vitaminë dhe antioksidantë polifenoli. Por për të përfituar plotësisht cilësitë  saj, duhet të zgjedhni patatet e hershme, sepse vitamina C humbet, deri 20 % pasi muajit të parë të magazinimit.

Varietetet e makaronave dhe orizit janë të pafundme, po rbaza e tyre janë fibra, magnezi, vitamina B dhe E, mjaft ushqyese dhe më shumë të përqendruara tek gruri. Edhe bërthama e orizit po ashtu ka vlera ushquese, madje më shumë se gruri.

Por zgjedhje a tre produkteve duhet bërë në bazë të një kriteri, i cili është indesksi glicemik. Harrojeni orizin e bardhë me një indeks të lartë glycemic. Ai shkakton një rritje të glukozës në gjak dhe nxit mbipeshën, zhvillon diabetin dhe shkakton çrregullime kardiovaskulare. Kujdes nga orizi i rrumbullakët, i cili edhe pse është më i shpejtë e ka indeksin glicemik të lartë nga 75 në 85 dhe basmatik 50 nga 45!

Për makaronat, pasta ‘al dente’ ka një glicemi më të ulët sesa makaronat e gatuara mirë.  E njëjta gjë vlen edhe për patatet: nuk duhen zier shumë. Ndryshe ato nuk absorbohet nga zorra, por fermentohet nga bakteret dhe flora e pranishme në zorrën e trashë, kështu që sheqeri në gjak të rritet. Opsioni më i mirë: gatuajini dhe hajini pas dy orësh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF