KreuCelebrity

Vin Veli konfirmon ndarjen nga Bora Zemani

Prej ditesh portalet po ‘ziejnë’ rreth lajmit të ndarjes së dj Vin Veli dhe moderatores Bora Zemani. Megjithatë nga ana e çiftit nuk pati as mohim dhe as pohim të lajmit, duke bërë që gjitha të mbetet ne kuadër të një thashethemi. Por Vin Veli i “vuri vulën” këtij lajmi këtë pasdite, duke mos lënë më vend pë dyshime. I ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, d.j Vini konfirmoi ndarjen nga ish-partnerja e tij, duke pranuar se arsyeja e ndarjes kanë qenë angazhimet e shumta profesionale të dy partnerëbe. Megjithatë Vini ka pohuar se me Borën kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë kjo për hir edhe të djalit të tyre 3- vjeçar Arborit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF