Dhuratat e festave sivjet i sugjeron Bordo 0 306

Ashtu si në çdo periudhë të fundvitit, Bordo tani e ka kthyer në traditë sugjerimin e një liste dhuratash për njerëzit tanë më të dashur, por edhe për veten dhe shtëpinë. Kemi zgjedhur disa dhurata të cilat mund t’i gjeni lehtësisht në disa nga dyqanet më të njohura të kryeqytetit, ku ofrohet jo vetëm cilësia më e mirë, por edhe çmime tamam si për festa. Mund të gjeni pjesën tjetër të dhuratave në faqen e revistës Bordo.

Çantat janë një aksesor që të gjitha gratë i duan, ndaj ju sugjerojmë të zgjidhni këtë model në ngjyrë të kuqe Tosca Blu.

Për të qenë ngrohtë, por edhe IN, kjo peliçe Elisabetta Franchi të cilën e gjeni pranë Chic Studio mund të jetë zgjedjja ideale.

Roberto Bravo do t’ju sjellë në mendje dhuratat e rafinuara si kjo unazë Monarch Butterfly për ti bërë akoma më të bukura festat tuaja.

Ndërsa Versace Jeans sjell për të gjithë të apasionuarit pas çizmeve një model ndryshe, një frymëzim direkt nga pasarelat më të mira dhe sugjerimet Versace

Për ato që e duan ngrohtësinë dhe klasin e një shalli, nuk mund të zgjedhni për këtë stinë asgjë tjetër veçse këtë model nga Alviero Martini 1A Classe

Por për burrat keni menduar? Edhe ata meritojnë këto butona kaq elegante të cilët mund t’i gjeni vetëm pranë dyqaneve Swarovski.

Mos harroni syzet e diellit, më të mirat i gjeni në Italoptik, ku marka e njohur Preen by Thornton Brengazi sjell tendencat që ndjekin VIP-at.

Po mendoni për diçka origjinale për shtëpinë? Zgjidhni këtë orë muri të makrës Vitra që sugjeron Duron Desig.

Për dhuratat e të vegjlve, mos kërkoni asnjë vend tjetër veçse në Blukids, por sugjerimi i sotëm është një bluzë festive me drerë.

Burrat meritojnë edhe ndonjë orë të bukur këtë sezon, ku disa nga më të mirat mund ti gjeni tek Swatch, sepse u dhurojnë kohë dhe elegancë minutave tuaja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *