KreuStil Jetese

Fustane të shkurtër e elegantë për festat e fundivitit

I shkurtër e i bukur: mund të jetë ky slogani që do t’iu frymëzojë për lukun tuaj në festat e fundvitit.

Për një natë në disko, apo në një restorant elegnat osë thjeshtë për të ngritur një dolli me miqtë tuaj, këtu do t’iu prezantojmë mini-veshjet më sensuale dhe më të çmuara për sezonin vjeshtë-dimër.

Pëlhurat janë nga më të ndryshmet: mëndafsh, lëkurë, lesh etj. Ndërsa gjatësia është minimale duke na nxjerrë kështu  në pah këmbët tona.

Edhe nëse temperaturat jashtë ndoshta nuk na favorizojnë shumë në veshjen e fustaneve apo fundeve të shkurtër, zgjidhja në këtë rast është kombinimi i bukur me një palë çizme të gjata, të cilat gjithashtu janë shumë në modë.

Ngjyrat? Epo tashmë përveç të zezës e të bardhës klasike, do të jenë në të gjitha nuancat e metalikes duke filluar nga argjendi, apo ngjyra e kuqe e cila në këtë rast kombinohet në mënyrë të përsosur edhe me ngjyrën e festave, por mos harroni ti lini vend fantazisë deri në skajet e ekstravagancës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF