Miriami dhe Albani vijnë me një dhuratë për festat 0 65

Në dy-vjetorin e së voglës Ameli, Albani dhe Miriami i bënë asajë një dhuratë që do të rrojë për shumë gjatë. Ata publikuan më 28 nëntor, ditën e lindjes së vogëlushes së tyre këngën e titulluar “Dhuratë”. Një  dedikim mjaft i bukur i këngëtareve për të bijën, klipin e së cilës e zbukruoi edhe më shumë e bukura Ameli.

Mirpo nuk ka mbaruar me kaq. Albani dhe Miriam na njoftojnë se tashmë po përgatitet versioni anglisht i kësaj kënge. Nëpërmjet një postimi në Instagram ata njoftojnë se ajo të mbajë titullin “More than a Song”, dhe do të publikohet më 25 dhjetor, duke ardhur kështu si një dhuratë në këto ditë festash.

“Më datë 25.12 publikohet “More than a Song” versioni anglisht i këngës “Dhurata”. Kjo ndjenjë nuk njeh gjuhë e as kufijë ndaj në këto ditë festash duam ta ndajmë ketë këngë me çdo prind e fëmijë kudo në botë”, shkruan Alban Skënderaj në Instagram. Ep tani të presimse si do të na tingëllojë anglishtkjo këngë kaq e ëmbël.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *