Ndërroi jetë 6 javë më parë, mjekët përcaktojnë shkakun e vdekjes së Adelajdës 0 49

Gjashtë javë më parë gazetarja Adelajda Xhamani u nda në mënyrë të papritur nga jeta, ndërsa mjekët ligjorë kanë përcaktuar tashmë edhe shkakun e vdekjes së saj.

Sipas tyre 31-vjeçarja vuante nga një sëmundje e rrallë e quajtur  kardiomiopati, që prek muskulin e zemrës, duke dëmtuar strukturën apo funksionin e barkusheve dhe sjell dobësimin e zemrës, e kjo i ka shkaktuar gazetares infarkt kongjestiv.

Mjekët theksojnë në raportin e tyre përfundimtarë se sëmundja, e cila mund të jetë gjenetike, i shkaktoi Adelajdës një dështim të plotë të muskulit të zemrës duke i sjell kështu, për fat të keq, edhe vdekjen.

Ish-banorja e Big Brother u nda nga jeta në orët e para të 29 tetor-it të këtij viti. Ajo u gjend e pa jetë në shtëpinë e saj. 31-vjeçarja u bë e njohur për publikun me shqiptarë në vitin 2009, pasi ishte pjesë e Big Brother ku ajo doli e dyta. Më pas ajo iu përkushtua gazetarisë, ku prej vitesh punonte në shtypin rozë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *