KreuStil Jetese

Sa i kushton një pulovër Ledion Liços?

Ai gjithmonë ka dalluar mes kolegëve për stilin e tij unik, por ama së fundmi, garderoba e Ledion Liços duket se është pasuruar akoma më shumë me rroba edhe më të shtrenjta. Nga këmishat tek xhaketat, më të preferuarat e tij, ja ku e gjejmë në shtëpi i veshur me një pulovër të gjelbër, ku spikat tigri, pjesë e koleksionit të fundit të shtëpisë së modës Gucci. Ashtu si edhe shumë të tjerë që janë joshur nga simboli i tigrit, edhe Ledioni nuk i ka rezistuar dot tundimit për të pasur një element të tillë në koleksionin e veshjeve të tij.

Por, kur sheh çmimin e kësaj pulovre, kupton se shijet e veçanta për marka cilësore edhe sidomos kur janë IN, kushton shtrenjtë. Një ekzemplar i tillë, me një kërkim të thjeshtë në internet, në faqet e markës së njohur italiane kushton plot 980 dollarë, ose e përkthyer në lekë shqiptare 1 milion e 270 mijë lekë të vjetra. Goxha shumë, të mendosh që kjo mund të jetë vetëm një nga veshjet e shtrenjta të Ledionit, pasi edhe më parë e kemi parë gjatë prezantimevit të The Voice me xhaketa trefish më të shtrenjta.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF