Teleskopi Kepler zbulon një “sozi” të Sistemit Diellor 0 252

 

Është zbuluar një “sozi” e vogël e Sistemit Diellor. Ai është i përbërë nga tetë planete që rrotullohen rreth yllit Kepler-90, i cili ndodhet rreth 2.545 vite dritë larg Tokës.

Planeti i tetë i kësaj “familje” u zbulua nga një sistem me inteligjencë artificiale të Google, i cili ka vlerësuar të dhënat e 35 mijë planeteve të mundshëm të mbledhur nga teleskopi Kepler. Zbulimi u publikua nga Nasa në gazetën “Astronomical”.

Është hera e parë që një sistem diellor me kaq shumë planete (për këtë ngjason me sistemin tonë diellor) zbulohet në hapësirën e pafundme.

Teleskopi Kepler, prej tetë vitesh, bën kërkime rreth botëve aliene.
Veprimi i tij përfshinë përdorimin e një fotometri që monitoron shkëlqimin e më shumë se 145 mijë yjeve.

Të dhënat më pas transferohen në Tokë, ku analizohen për të gjetur pakësimin e dritës së yjeve që shkaktohet nga planetet extradiellor.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *