Bes Kallaku është mjaft aktiv, si në rrjetet social, ku gjithmonë bën ndonjë postim për të qeshur, ashtu edhe në ekran. Vetë Besi ka pranuar se Ija, gjyshja e tij, është një ndër personat që ai don më së shumti, e shumë shpesh e bën atë pjesë në postimet e tij në rrjetet sociale duke e kthyer gati në një personazh.
Aq famë ka marrë Ija e Besit, sa me sa duket i ka kaluar edhe kufinjt e Shqipërisë. Po po mos u habisni! Këtë e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram. në një foto të Ijes Besi shkruan: Ija, në faqet e instagrameve Turke. Na e kaloj, osht bo ndërkombtare.
Nuk kanë munguar edhe komente e fansave të Besit e të Ijës, të cilët shkojnë edhe më larg duke pretenduar se fama e gjyshes së Besit ka shkuar edhe më larg se Turqia, pasi faqja është Azerbaxhanase. Epo me këto ritme fama e Ijes pritet të shkoi edhe më larg.