KreuCelebrity

Humbi 38 kg për 11 muaj, Big Mama flet për ndërhyrjen në stomak

Të gjithëve na ka bërë përshtypje pamja e re e këngëtares Big Mama. Nga një grua e shëndoshë tashmë ajo duket një femër shumë seksi, me forma perfekte e për tu pasur zili. E ftuar në teleizionin Klan në emisionine “Zonë e Lirë”të Arjan Çanit,  këngëtarja ka treguar se ka humbur plot 38 kilogramë për vetëm 11 muaj.

Sipas saj pesha aktuale nuk është rezultat i ndonjë diete, por për shkak të një ndërhyre në stomak. Ajo ka bërë bypass, ndërhyrje të cilën e ka kryer në Gjermani. Për fat të mirë gjithçka ka shkuar mirë për 31-vjeçaren, ndërsa, siç shprehet edhe ajo vet, tani ndjehet shumë mirë. “Kam humbur 31 kilogramë për 11 muaj. Kam bërë bypass në Gjermani. Nuk e kam hequr të gjithë stomakun, kamë prerë vetëm një pjesë. Por ndihem shumë mirë, nuk kam shqetësime”, ka treguar Biga Mama.

Ajo ka folur edhe për ndarjen nga i dashuri, me të cilin kishte deklaruar edhe se do të martohej. Ndonëse nuk ka treguar detaje për arsyet, duket se bukuroshja tashmë po e kalon këtë situatë,ndërsa, e ngacmuar edhe nga Çani, nuk i ka kursyer batutat, ku thotë: Ca të bëj të qajë? Unë kam gjet tjetrin të qajë për atë të vjetrin… batuta tipeike për Big-un.

Përtej këtyre, arsyeja kryesore për të cilën ajo ishte e ftuar në “Zonë e Lirë” ishte promovimi i projektit më të ri të saj. “Zemra e ndalme” quhet kënga më e re e Big Mamës, e cila vjen si bashkëpunim me një këngëtarë të ri me origjinë nga Kosova që njihet me emrin e artit si Mani. Një baladë e bukur, me të cilën është e sigurtë se do të korrë sukses.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF