KreuStil Jetese

Sekreti i lumturisë? Të kesh një motër!

Një studim i Universitetit De Montfont zbuloi se një motër në familje mund t’ju bëjë më të lumtur dhe ta shihni jetën më me optimizëm. Kjo do të thotë se edhe pse ajo të ngriti nervat herën e fundit, pasi të mori një triko pa ju mare leje, duhet ta falenderosh. Madje, menjëherë.

Studiuesit hulumtuan 571 të rinj të moshës 17 dhe 25 vjeçare dhe gjetën se aty ku kishte një motër, shanset për të pasur një raport të lumtur ishin më të mëdha, ndaj ata u përpoqën të elaboronin duke kërkuar shpjegime. Pjesëmarrësit dhanë informacion duke ju përgjigjur pyetësorëve me pyetje që hulumtonin shëndetin mendor dhe perspektivat për të ardhmen.

Rezultoi se në shumicën e rasteve motrat ndihmojnë të jenë më komunikuese dhe të hapura rreth ndjenjave të tyre, kjo promovon shëndetin mendor. Profesor Tony Cassidy, i cili ka bashkëpunuar në studim, pohoi se motrat inkurajojnë më shumë komunikim dhe kohezion në familje. Kjo është veçanërisht e vërtetë në familje ku ka vëllezër të cilët tentojnë të jenë kundërshtues dhe që ngrenë mure mes komunikimit, që vetëm motrat dinë të shkatërrojnë. Ato gjithashtu dinë se si të trajtojnë momentet e krizës si divorceve të prindërve dhe të ndihmojnë vëllezërit për t’u përballur me të.  Pra, tani, edhe nëse je i zemëruar me motrën, duhet të fillosh ta shikosh me sy tjetër, fundja ju jeni i njëjeti person.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF