KreuStil Jetese

Tundimi i buzëkuqëve të dimrit

Mjafton një prekje ngjyrash në buzë për të zbukuruar totalisht pamjen, por jo vetëm kaq: buzëkuqi e bën një femër të duket edhe më më shumë besim. Gjithsesi, sot do t’ju sjellim disa nga tendencat më të fundit të buzëkuqëve gjatë dimrit, duke sfiduar temperaturat dhe motin e ftohtë.  Gjatë stinëve të fundit, buzët me hije të errëta duken se janë më IN pothuajse për të gjitha market e njohura të kozmetikës. Por, një pjesë sugjerojnë edhe kthimin e efektit shkëlqyes, i cili është sinonim i elegancës dhe sofistikimit. E shfaqur për herë të parë në vitet 90-të, ajo duket se do të mbizotërojë edh ekëtë sezon. Po cilat janë ngjyrat dhe tendencat e momentit? Zbulojini!

E kuqe me pigment të errët

E kuqja me pingment të errët është një buzëkuq klasik, por ama shumë elegant. Ju bën të dukeni mirë, edhe nëse e përdorni përditë, por është po kaq i bukur nëse kombinohet si duhet gjatë festive apo mbrëmjeve gala.

Elektrike

Kjo ngjyrë intensive po bëhet moderne, por edhe e veëantë për shkak të efektit të shkëlqimit. Por mund të provoni edhe version mat, pasi i jep sharm çdo veshje që keni zgjehdur ta kombinoni.

E kuqë mëndafshi

Dikur emblemë e magjepsjes, sot ajo është bërë simbol i vetëbesimit, madje edhe me një t-shirt ose një bluzë me golf, ju bën të dukeni e freskët.

Ngjyrë mishi

Kjo ngjyrë e natyrshme, shpesh drejt nuancave të koralit dhe rozës unifikon më së miri  ngjyrën e buzës, ka efekt për të theksuar format dhe i bën ato të duken më mishtore.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF