Adelina Tahiri thotë “Po”, fejohet këngëtarja 0 100

Adelina Tahiri pranoi para disa javësh se ishte plotësisht e dashuruar, ndërsa la të kuptohej edhe ndërmarrjen e ndonjë hapi për ti bërë gjërat më serioze. Prandaj e prisnim që të mos vononte shumë ditë kur ajo do të thonte “Po”.

E pikërisht sot Këngëtarja bukuroshe ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin me një fejesë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Adelina nëpërmjet një postimi në Instagram. Ajo ka hedhur një foto të unazës së saj, ndërsa bashkangjitur saj shkruan: Unë thash PO.

Adelina u fejua, por ne ende nuk dimë se kush është partneri I saj. E vetmja gjë që dimë është që nuk ka lidhje me artin e botën e muzikës. Tashmë e shkëputur prej disa vitesh nga muzika, Adelina pranoi se shkak ishte bërë angazhimi i saj në marrëdhënie, gjë të cilën e ka konsideruar mëparësore se sa muzikë.

Këngëtarja tregoi se po jetonte dashurisht e lumtur, ndërsa tha se kishte gjetur “pincin e ëndrrave”. “Më trajton si princeshë. Është lidhje e gjatë dhe serioze, dhe jam shumë e dashuruar. Si asnjëherë tjetër. Unë e kam gjetur princin, për mua është mashkulli ideal. Për të jam e përkryer”, ka treguar Adelina.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *