KreuCelebrity

“Brenda” portofolit të VIP-ave, ja kush janë më të pasurit në planet

David Beckham ka shpenzuar mbi dy mijë euro për një darkë romantike me gruan e tij dhe për pishinën e tij të re në Costwolds në Angli, ai ka investuar 8 milionë euro;  Cara Delevingne ka shpenzuar 110 mijë euro për të festuar ditëlindjen në Meksikë me miqtë e saj; Lewis Hamilton, kampion i Mercedes, ka një Ferrari prej 1.3 milionë eurosh në garazh. Por nuk janë vetëm këta disa nga të pasurit që ka bota, le ti shohim me radhë. Një jetë vërtetë prej të pasurisht që i bën njerzit e thjeshtë të ëndërrojnë.
Sipas Bloomberg News, në xhepin e Bill Gates hynë rreth 8 milionë euro në ditë, por i vetmi “luks” i tij është një jaht me të cilin udhëton.

David Beckham mund të përballojë shpenzimet deri në 153,000 euro në ditë.

Ndërsa këngëtarja Adelle, e cila kudo që shkon nuk preferon të qëndrojë në hotele, or në shtëpi luksoze, fiton më shumë se 163 mijë euro në ditë.

E çfarë mund të thuash për kampionin e Mecedes? Lewis Hamilton pëlqen bizhuterit, rrobat, teknologjinë dhe ka nevojë absolute për makina luksoze. Ai fiton 108 mijë euro në ditë.

Dalim më pas te Cara Delavingne. Ajo mund të përballojë të gjitha veshjet që ajo dëshiron pasi të ardhurat e saj ditore kapin shifrën e 15 mijë eurove.

Jennifer Lawrence mund t’i japë vetes 57 mijë euro në ditë dhe Joanne Roëling, nëna e Harry Potter, me 225 mijë euro në 24 orë, jeton në një pasuri prej mbi 7 milion euro. Këta bëjnë jetë ne ëndërojmë. Eh janë ndarë gjërat!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF