Era Rusi: Dyshova se më tradhëtoi, e rraha të dashurin në mes të lokalit 0 197

Era Rusi është një ndër këngëtaret me zërin më potent në skenën shqiptare, e me sa duket po kaq potent paska dhe karakterin. E ftuar në emision “Thumb”, teksa është ngacmuar nga gazetari nëse është ao jo një grua xheloze, Era tregon një histori, ku dikur e kishte rrahur të dashurin në një lokal.

 “Ishim në një lokal. Personi ishte përpara meje, por ishte fiksuar me diçka prapa meje. ‘Ça po shikon’, e pyeta. ‘Asgjë’, tha. Pastaj kërkoi të ikte në tualet, por u vonua shumë. ‘Ore s’e ka zënë prostata këtë’, thashë me vete.

Nuk shkova vetë, çova një shok. Vjen shoku dhe më thotë që nuk ishte në tualet. Ndërkohë një vajzë shikonte nga tavolina jonë dhe kur u ktheva nuk ishte aty. Aty thashë do e marr vetë situatën në dorë. Shkoj në tualet, nuk ishte aty. Kur dal nga tualeti, vjen nusja e këtij shokut tim që çova në fillim dhe më thotë ‘Hajde se erdhi në tavolinë’. Thashë me vete po ky nga erdhi. Ai u betua që kishte dalë jashtë për të blerë cigare. Kaq mund të them”.

Ndërsa u pyet nëse kishte bërë ndonjë skenë më pas, Era përgjigjet: E kam rrahur. E meritonte. Epo bravo Era!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *