KreuCelebrity

Kozeta tregon mesazhin nga Kastro pasi nuk iu pranua kënga në festivalin e RTSH

 

Bëri bujë mospranimi i këngës së Kastro Zizos në festivaline RTSH-së. fillmisht kjo u bë e ditur nga ish-kryeministri Berisha, e më pas ishte vetë Kastro që e konfirmoi një gjë të tillë, por duke kërkuar që kjo të mos përdorej poltikisht. Por si qëndron e gjithë e vërteta e mosparnimit të këngës së Kastros? E ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, Kozeta Kurti ka sqaruar të gjithë situatën.

“Kënga e Kastros nuk kishte pse të censurohej sepse nuk kishte probleme etniteti, komuniteti, nuk ishte fyes, nuk ishte racist”, – tregon Kurti. “Ka një dallim mes përjashtimit dhe mospranimit. Kënga e Kastros nuk mblodhi pikët e duhura nga të gjitha specifikimet që ka kënga. Kur votimi është 50 minus 1, nuk legjitimohet, kaq është e gjitha!”

Ndërsa u pyet se si është tashmë marrëdhënia e saj me këngëtarin, Kozeta u përgjigj: Ah si nuk e kam telefonin me vete, të tregoj mesazhin e Kastros, i cili më shkruante: Atë punë kanë portalet! E rëndësishme është që ne të dy jemi okay. Epo kjo ka rëndësi në fund të fundit apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF