Kujdes! Nesër shi, dëborë e tempreatura të ulta

 

Moti me shi ka përfshirë të gjithë vendin që prej dy ditësh, ndërsa duket se kjo situatë do të na shoqrojë edhe për ditët në vazhdim.

Dita e nesërme do të shoqërohet me shi në të gjitha qarqet e vendit, ndërsa reshje të dendura dëbore priten në veri të vendit. Sipas Institutit të Gjeo-Shkencave, dita e nesërme do të shoqërhet me ulje të ndjeshme temperaturash. Në bregdet temperaturat do të jenë 5 °C / 8 °C,  në vendet e ulëta: 6 °C / 12 °C ndhe në vendet malore: -4 °C / 0 °C.

“Sot pasdite (e dielë, dt.17) dhe nesër (e hënë, dt.18) priten reshje në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të jenë më të përqëndruara kryesisht ne pjesen veriore te territorit. Intensiteti i reshjeve pritet të jetë në zbritje graduale gjate ketyre dy diteve. Nesër në zonat malore priten reshje të dobëta dëbore deri në lartësinë 800 m. TEMPERATURAT Nesër (e hënë, dt.18) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 °C / 8 °C në vendet e ulëta: 6 °C / 12 °C në vendet malore: -4 °C / 0 °C. ERA Sot pasdite (e dielë, dt.17) era do të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa nesër (e hënë, dt.18) era do të fryjë mesatare deri e fortë.”, thuhet në njoftimin e Institutit të Gjeo-Shkencave.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *