KreuCelebrity

Shakohoxha: Një ndeshje blihet nga televizionet me 30 mijë dollarë

Drita Shakohoxha, një nga komentatorët më të dashur të futbollit për publikun shqiptar, ka treguar se sa lekë blihet një ndeshje futbolli nga televizionet që e transmetojnë atë.

I ftuar në televizionin “Klan”, në emisionin “Xing me Ermalin”, Shakohoxha tregoi se në fillimet e punës së tij, ndeshjet duhej ti komentonte me zërin e një komentatori italian, pasi ato vidheshin, ndersa shton se më pas televizionet filluan ti blenin ato, duke zbuluar edhe çmimin e kripur.

“Në fillim kur transmetonim ndeshje, në sfond ishte zëri i një kometatori talian. Tani qe blihen ndeshjet kjo duket sikur ka ndodhur para 2 mijë vitesh, por në fakt ka ndodhur vetëm pak vite më parë. Ndeshjen e parë të futbollit e bleu televizioni “Telealbëria” për 5 mijë dollarë. më pas televizioni “Klan” bleu një ndeshje të Champions League për 30 mijë dollarë. atëhere u ble 30 mijë dollarë e drejta televizive për të gjithë vitin, ndërsa tani aq kushton vetëm një ndeshje”, tregoi Shakohoxha.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF