Adi Krasta me mjekër, si meshkujt para dhëndërisë! 0 213

Teksa ethet e konkurrimit kanë zënë artistët pjesëmarrës në këtë edicion të Festivalit në Radio Televizionin Shqiptar, po aq duket se me emocion është edhe dyshja Adi Krasta e Pali Kuke, që i rikthehen pas kaq vitesh dashurisë së tyre të madhe. Të dy, prezantuesi ikonë i ekranit shqiptar dhe regjisori i qindra orëve spektakël të suksesshëm janë bashkuar dhe premtojnë për një eveniment të bujshëm.

“Në Pallatin e Kongreseve me regjisorin e dashur Pali Kuke për t’i dhënë formën përfundimtare një shfaqjeje sa komplekse aq edhe të bukur”, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook preazantuesi Krasta, duke e shoqëruar me këtë foto, ku duken të dy nga salla e Pallatit të Kongreseve.

Por, ajo që bën përshtypje në këtë foto përveç situatës në të cilën dy personazhet ndodhen është mjekra e Adit, e rrallë në publik në fakt… Aq sa të ngjan me atë të një të riu në prag të dhëndërisë, kur për t’i rënë nur ditën e dasmës javëve të fundit të beqarisë nuk e heq mjekrën!

Në fakt publiku nurin për Krastën  nuk e pret në pamje, por në atë që do të sjellë në këtë skenë, të cilën për herë të fundit, gati 5 vite më parë, e tronditi me shfaqjen e tij “A-Sho”, ku goditi pushtetin e asaj kohe drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, mbështeti opozitën e kohës me në krye liderin e saj Edi Rama dhe nuk kurseu ironitë për mllefin që hidhej në rrjetet socilae për të,  të cilin ia atakoj konkurrentit të tij.

 

A do të ketë në këtë edicion të Festvialit qëndrime për realitetin e sotëm nga Krasta? Ky është një kuriozitet dhe pritshmëri që shumë e kanë… aq më tepër pas largimit të tij të beftë nga “E diell” në Top Channel!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *