KreuBusull

Akrepi shenja më me fat e javës! Zbuloni si është fati juaj?

Dashi

Dashuria: Prisni për ditët qendrore të javës për t’u ndjerë më mirë. Ju do të shihni se si do të rilindni, e do të keni mundësi për të bërë takime të reja nëse jeni vetëm. Ndërkohë, ata që janë në çifte nuk do të diskutojnë dhe do të shmangin vënien e familjes së partnerit në mes. Shkaku i grindjeve tuaja nuk mund të gjendet në pjesën tjetër të familjes, por midis jush,pasi jeni ju arkitektët e fatit tuaj dhe marrëdhënies suaj. Disa çifte kanë arritur tashmë në fund dhe duhet të vendosin se çfarë duhet të bëjnë, a duhet të shkojnë përpara apo të zgjedhin rrugën e ndarjes.

Puna: java e parave parave: aftësia e madhe për të vënë në praktikë idetë tuaja do t’iu ndihmojë shumë. Ju punoni shumë e këtë javë do të shikoni se do të shpërbleheni duke marrë lëvdata edhe  nga ata kolegë që ju kishin zili.

Demi

Dashuri: telashe këtë javë. Do të keni disa grindje me partnein, por mos bëni gabimin të hiqni dorë nga një histori vetëm sepse nuk po ju jep të gjithë atë që ju dëshironi. Yjet do t’iu mbrojnë gjatë kësaj jave, por duhet të përpiqeni të komunikoni me partnerin. Beqarët nuk duhet të nxitojnë për të filluar një marrëdhënie  Puna: do të jetë një javë mjaft e ngarkuar në punë për ju dema. Por ndoshta është edhe pak faji juaj pasi më parë i keni lënë punët disi pasdore. Gjithsesi bëni mirë të pyesni kolegët për ndihmë. Kini kujdes e mos shpenzoni shumë sepse kjo nuk do të jetë java juaj më e mirë nga ana financiare.

Binjakët

Dashuria: marrëdhëniet e mira emocionale tashmë janë konsoliduar me kalimin e kohës. Çiftet që nuk kanë probleme të veçanta komunikimi mund të përfitojnë nga një javë e mirë për të marrë vendime të rëndësishme. Beqarët do të kenë mjaft mundësi këtë javë, por duhet të vendosin për dikë. Puna: puna vazhdon mjaft mirë për ju me ulje dhe ngritje, por sigurisht që jo çdo gjë duhet të jetë, bëni kurse apo trajnime në mënyrë që të përirësoni aftësit tuaja në sektorin që dëshironi.

Gaforrja

Dashuria: një javë e mirë kjo për gaforret. Mund të takoni njerëz të rinj dhe të bëni miq nëse jeni të vetme, miqësi që mund të shndërrohen në dashuri, në dashuri të vërtetë me kalimin e kohës.

Puna: puna duket se vazhdon në një udhë të drejtë dhe kjo jush,  sepse ju jeni duke i dhënë të gjitha përpjekjet edhe nëse ju kushton lodhje, djersë. Shpenzimet dhe fitimet jnaë të qëndrueshme. Ata që janë ende shumë të rinj mund të gjejnë një punë të mirë sidomos gjatë pjesës së parë të javës kur Hëna është në favor të bisedimeve.

Luani

Dashuria: do të jeni shumë të zënë me punë këtë javë e nuk do të keni shumë kohë për tu marrë me ndjenjat. Madje  rrezikoni të debatoni me  partnerin tuaj. Ndoshta ka ardhur koha për të folur qartë me të dhe për ta bërë atë të kuptojë se nëse gjërat gjithmonë duhet të shkojnë si kjo, do të ishte më mirë të kishim një ndarje që është gjithashtu e përkohshme, por e dobishme për të menduar për atë që duhet të bëni në të ardhmen. Pse të qëndrosh me një person që nuk dëshiron të të dëgjojë, nuk dëshiron të të kuptojë?

Puna: një javë pa dyshim shumë kërkuese në punë dhe mjaft stresues. Ju do të shkatërroheni nga i gjithë fluksi që do të keni. Prandaj bëni mirrë që në fundjavë të merrni një udhëtim relaksuas pasi e keni të domosdoshëm.

Virgjëresha

Dashuria: shmangni grindjet në çift! Nëse ka gjëra të pashprehura ata mund të dalin dhe të sjellë trazira të mëdha në dashuri. Gjithësesi, nëse duhet të merret një vendim atëherë duhet ta merrni dhe nëse është e dhimbshme mos u shqetësoni sepse koha fshin gjithçka.

Puna: nëse po kërkoni një punë apo jeni të pakënaqur me atë që keni, atëhere duhet të lëvizni në ditët e para të javës. Problematike gjatë kësaj jave do të jetë buxheti juaj pasi do të keni shumë shpenzime.

Peshorja

Dashuria:gjendja do të jetë e mirë këto ditë  në dashuri. Shkoni dhe takoni njerëz pozitivë dhe qesharakë dhe në mesin e njerëzve që takoni dikush do t’ju bëjë t’iu rrahë zemra fuqishëm. Ai mund të jetë dashuria e jetës suaj. E mrekullueshme do të jetë kjo javë edhe për çiftet. Ata mund të marrin vendime të rëndësishme si të të bëjnë një fëmi apo të martohen.

Puna: Ju jeni të qetë në vendin e punës dhe shefi juaj e ka kuptuar këtë. Prandaj do të kërkojë t;iu nxisë me ndonjë shpërblim. Ju e meritoni, prandaj bëni mirë të mos i humbisni këto para shtesë për buxhetin tuaj.

Akrepi

Dashuria: nëse jeni të dashuruar marrëzisht me partnerin tuaj atëhere dedikojuni atij e mos mendoni pëe asgjë tjetër. Kjo javë do të jetë periudha më fantastike dhe favorshme për të dashur njëri-tjetrin e për t;iu përkushtuar përkëdheljeve e llastimeve, prandaj shfrytëzojeni.

Puna: mendoni se puna që keni nuk është e mirë? Pa hidhin pak sytë tek ata që nuk po e gjejnë dot një punë! Mos u ankoni por përpiquni të jepni maksimumin tuaj dhe vlerësoni ato që keni.

Shigjetari

Dashuria: Nëse jeni në kërkim të shpirtit tuaj binjak do t’iu duhet ende kohë që ta gjeni, e kjo javë nuk duket më e favorshmja në fat, prandaj bëni mirë që të mësoheni të kënaqeni me situatën ku jeni.

Puna: kjo do të jetë një javë shumë e lodhshme dhe stresuese për ju dhe nuk do të merrni rezultatin që prisnit. Gjithësesi jo gjithmonë mund të jemi 100% produktiv në punë, prandaj lëreni krenarinë mënjanë dhe kërkoni ndihmë nga kolegët.

Bricjapi

Dashuria: partneri juaj është xheloz për një person tjetër afër jush? Mos i jepni rëdësi. Merreni dhe bëjeni të kuptojë se marrëdhënia juaj është prej çeliku dhe asgjë nuk do ta prishte dot. Do të ishte shumë mirë sikur të merrnit një udhëtim të shkurtës të dy bashkë, kjo do ta forcojë edhe më tej besimin mes jush.

Puna: do të jetë një javë e cila do t’iu sjellë oferta për të fituar më shumë para, por ju do të hezitoni për ti pranuar. Mendohuni mirë, por kujdes! Mos merrni këshilla nga njerëzit ziliqarë. Edhe për sa i përket parave do të keni një buxhet të qëndrueshëm, prandaj mund ti bëni shpenzimet e planifikuara.

Ujori

Dashuria: nuk është koha më e mirë për të mbajtur një marrëdhënie të lëkundur, e cila ka kohë që çalon. Shihini gjërat me kujdes dhe vendosni nëse do ta çoni përpara apo do ta ndaloni aty. Nëse ju bashkon vetëm pasioni në shtrat atëhere kjo nuk është dashuri, prandaj më mirë hiqni dorë.

Puna: një javë me mundësi të reja pune për ju. Mos u trembni nga e reja dhe e panjohura, por shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet. Të rinjtë duhet të përgatiten më shumë për botën e punës duke punuar shumë dhe duke marrë kurse për të përmirësuar aftësitë e tyre.

Peshqit

Dashuria: ju jeni të kënaqur me gjendjen tuaj emocionale dhe me partnerin tuaj, por kjo javë mund t;iu sjellë akoma më shumë afrimitet me të apo me familjen e tij. Nëse keni ndonjë ditëlindje tani afër apo ndonjë përvjetorë, bëjini partnerit tuaj një dhuratë të mirë kjo do ta gëzonte atë e do ti bënit të ditur se ju interesoheni për të.

Puna: do të jetë një javë me shumë mundësi pë shumë persona të kësaj shenje. Nuk është ndonjë çudi sepse të gjitha janë frut i punës suasj. Do të korrni atë që keni mbjellë.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF