Bizhuteritë e nuses? Ja se si ti zgjidhni e ti kombinoni

Cilat janë bizhutë e duhura që mund të vendosen ditën tuaj të dasmës e që kombinojnë me fustanin e nuses? Epo të jemi të sinqertë nuk është një gjë shumë e lehtë, por për fat të mirë ekzistojnë gjithmonë disa këshilla për të na nxjerrë në dritë.

Zakonisht në ditën që ju thoni “PO”, protagonist i vërtetë është unaze e fejesës, kështu që gjithçka tjetër që largon vëmendjen nga ajo duhet të shmanget, por ajo nuk duhet vendosur edhe ditën e ceremonisë. Por nëse për ju është shumë e rëndësishme ta keni me vete, atëhere mund ta mbani gjatë ditës së pritjes. Mund ta kombinoni me një byzylyk, por kujdes të jetë shumë i thjeshtë.

Zgjedhja e e varses dhe vathëve është më e thjeshtë. Rregullat e dasmës duan që këto bizhu të mos vendosen së bashku. Vathët zgjidhini sipas modelit të flokëve. Pra nëse flokët do ti keni të mbledhur përdorni një palë vathë të gjatë, nëse doni diçka më të sofistikuar zgjidhni vathë me shkëlqim. Por nëse vendosni ti mbani flokët lëshuar, atëhere zgjidhni një palë vathë sa më të thjeshtë.



Ndërsa për ata që preferojnë të vendosin varse, në rast se flokët do ti mblidhni zgjidhni një gjerdan të rrumbullakët rreth qafës, ndërsa nëse zgjidhni ti mbani flokët lëshuar duhet të zgjidhni diçka shumë më të thjeshtë.


Diamantet janë domosdoshmëri për çdo nuse, por tendencat e fundit lënë lirinë e zgjedhjes edhe me gurë të tjerë, si rubinët, sapphires dhe emeraldët për aq kohë sa ato janë në harmoni me ngjyrën që keni zgjedhur për ditën më të bukur të jetës suaj.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *