KreuCelebrity

Dua Lipa më shumë se e lumtur, ëndrra i bëhet realitet

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa na bën gjithnjë e më krenarë për arritjet e saj. Ajo sapo na dha lajmin mbi triumfin e radhës. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua Lipa na njofton se ajo është thirrur për të performuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Birt Awards 2018”.

Ajo është sigurisht e lumtur për këtë ftesë, ndërsa shprehet: Nuk mund të besoj. Ëndrra u bë realitet, unë do të performoj në Brit Aëards më 21 shkurt

Vetëm disa ditë më parë kënga e Duas “New Rules”, me të cilën u dashuruaam të gjithë, u shpall kënga më e mirë e vitit. Revista “Time” publikoi një listë me 10 këngët më të mira të vitit që po lemë pas, ndërsa listën e kryesonte bukuroshja me origjinë shqiptare. Ajo la pas edhe artistë si Rihanna apo Jay Z etj.

“Vajza nga Kosova arriti të sillte një hit që u kthye në një himn për të gjitha vajzatNeë Rules është një këngë që të mëson si të sillesh pas një ndarjeje. Përveç kësaj, edhe videoklipi është një nga videot më stil dhe më cool që mund të kemi parë këtë vit”, shkruajti times për këngën e Duas. Epo lart e më lart Dua!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF