Është ndarë apo jo?! Ja si i përgjigjet Patrisi “Unfollow-it” të Tunës 0 341

Është diskutuar shpesh për një ndarje mes Tunës e bashkëshortit të saj, Patris Berisha. Dyshimet lindën pasi Tuna i bën “Unfollow”  Patrisit në Instagram, dhe zhvendoset nga Prishtina. Por, pavarsisht kësaj, Patrisi nuk e hoqi atë nga faqja e tij, por jo për shumë gjatë.

Sipas “Prive”, tashmë edhe ai e ka bërë “Unfollow” Tunën. Tani dyshimet mbi një ndarje të tyre po rriten akoma më shumë. Ndonëse asnjëri nga ata nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë situatë, është e qartë se diçka po ndodh me çiftin.

Tuna dhe Patrisi u martuan në janar të këtij viti, pasi u përfolën gjatë për një lidhje ata e pranuan atë zyrtarisht, ndërsa më pas ndërmorën edhe këtë hap të rëndësishëm. Tashmë ata janë edhe prindër të një djali.

Pak kohë më parë Tuna foli edhe rreth vështirësive që kishte kaluar në lindjen e dajlit. Për shkak të ndërlikimeve të orëve të fundit ajo u detyrua që ti nënshtrohej operacionit për të sjellë në jetë të birin, gjë të cilën, siç tregon Tuna, e ka kaluar me vështirësi. Por për fat të mirë tashmë gjithçka ka kaluar dhe mami e re duket më në formë se kurrë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *