KreuStil Jetese

Ngjyra e flokëve, tendencat për vitin 2018

Ne e kishim kuptuar tashmë fuqinë e ngjyrës bionde për flokët, por tashmë nuk po flasim më vetëm për atë nuancën si e “kamomilit”, atë prekje natyrale të mëshiruar në mënyrë perfekte nga modelja Gigi Hadid. Por nuancat e saj janë të pafundme. Platini reflekton fuqinë e saj maksimale, siç dukëet në flokët e Taylor Sëift, Karlie Kloss, Katy Perry, Gëen Stefani ose Cara Delevigne, padyshim është ngjyra më e pëlqyer në tapetin e kuq. Për më të guximshmit ka dhe ngjyra të kuqe si ajo e dhelprës, apo ngjyra e grurit si ajo e flokëve të Emmës.

Bionde platin është rikthyer sërish në vëmendje, e me sa duket është shumë e dashur nga të famshmit. Kemi parë me këtë ngjyrë Kristen Steëart, Katy Perry, Cara Delevingne, Karlie Kloss etj. Një ngjyrë e përsosur si në verë ashtu edhe në dimër. Çfarë po prisni për t’ia lejuar vetes ta provoni?

Bjonde e “pisët”: nuk po flasim për ato flokët e bardhë si të “diegur” në diell, por për atë ngjyrën platin të lehtë e me rrënja më të errta. Një ngjyrë e cila nuk ju kërkon as shumë angazhim.

E roza mijëvjeçare: duke filluar me hije të lehta të kuarcit dhe pastaj duke arritur në një pop të vendosur, vazhdonë të jetë ngjyra e momentit. Ajo është një ndër hijet më të preferuara të modeleve.

Ngjyra e bakrit: ata që përcaktojnë trendet e ngjyrave të flokëve nuk e prisnin rikthimin e këtij toni, por ai është rikthyer fuqishëm. Të gjithë në një moent apo në një tjetër kthehen në ngjyrën e Emma Stone.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF