KreuBordo Men

Të vendosësh shallin është art, ja disa mënyra

Ardhja e ftohtit të madh sjellë edhe shallin me vete. Më mirë akoma nëse është prej leshi apo akoma dhe më mirë nëse është edhe me ngjyra. Nëpër pasarela u panë të gjitha format e nuancat e tyre. por për ata që duan një kombinim të sigurtë të shallit, atëhere duhet të mësojnë nga shfaqja e Dolce&Gabbana.

“Një mashkull elegant nuk duhet ta tregojë kurrë qafën e tij”, ka thënë para shumë kohësh stilisti fisnik Egon Von Furstenberg. Ndërsa tani askush nuk i vesh më ato për të mbuluar veten, por për të treguar veten. Dikur shalli, më së shumti në formën e shamisë, i dhurohej grave nga burrat në shenjë posedimi. Sot ai është kthyer në një aksesor mjaft të rëndësishmë për burrat.

Shalli quhet ndryshe aksesor i karakterit. I aftë të rregulloje në mënyrë të pahijshme çdo lloj shikimi: duhet të vishen çdo ditë jo vetëm për të mbrojtur veten nga të ftohtët, por mbi të gjitha të pohosh stilin tënd.

Meshkujt e përdorin gjerësisht shallin kur udhëtojnë. Por në vend ta vlerësojn ë atë siç e meriton, thjeshtë e hedhin atë pas qafës, ndërkohë që ka me dhjetra mënyra për ta vendosur. Një hollësi e vogël si kjo mund të duket e parëndësishme për veshjet e meshkujve, por në dimër dhe në vjeshtë shpesh është një nga elementet e pakta me të cilat mund të luani. Prandaj nëpërmjet këtyre fotove po ju tregojmë disa mënyra se si ta vendosni shallin tuaj ashtu siç ai e meriton.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF