KreuCelebrity

Filluan telashet për Selenën! E ëma përfundon në spital për faj të Justin-it

Ju ka ndodhur të lidheni me një djalë e prindrit tuaj mos të jenë dakort? Sigurisht që po. Epo e njëjta “bela” e ka gjetur edhe Selena Gomez-in. Sipas TMZ-së, ajo ka debatuar me nënën e saj pas lidhjes sërish me Justin Biber.

Prindërit e Selenës janë të shqetësuar pas depresionit që kaloi e bija në vitin 2004 pas ndarjes nga këngëtari, ndërsa duket se janë të vendosur për të mos ja falur atij.

Në pamje të parë të duket si një problem i menaxhueshëm, por situata është shumë më serioze se sa kaq. Duket se e ëma e këngëtares ka përfunduar në spital. Ajo i është nënshtruar një kontrolli për shkak të stersit së akumuluar javët e fundit, kur ka vënë re interesin e Selenës ndaj lidhjes me Justin.

Pavarsisht kësaj, çifti duket më i dashuruar se kurrë. Ata janë parë kohët e fundit duke kaluar shumë kohë nën shoqërin e njëri-tjetrit, ku duket se po kalojnë kohë shumë të bukura, ndërsa Justin ka premtuar të mos përsërisë më të njëjtat gabime.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF