KreuCelebrity

Jo një por dy fëmijë, Enrique Iglesias bëhet baba për herë të parë!

Këngëtari 42-vjeçar, Enrique Iglesias dhe ish-tenistja Anna Kournikova, 36-vjeçe, janë bërë prindër të dy fëmijëve binjakë, Lucy dhe Nicholas. Ata e kanë mbajtur të fshehtë shtatzëninë e ish-tenistes, ndërsa lindën më 16 dhjetor në Miami. Çifti simpatik nuk e bënë kurrë të ditur se prisnin fëmijë, e në dijeni të lajmit ishin vetëm personat e tyre më të afërt.

Asnjë shenjë shtatzënie, edhe pse Anna ka postuar shpesh foto të sajt teksa stërvitej, ndërsa isshte veshur me kanotjere e tuta, apo duke bërë joga, askush nuk e ka kuptuar se bukuroshja priste dy fëmijë.

Në fakt çifti kanë mbajtur të fshehtë edhe marrëdhënjen e tyre jashtë mediave. Ndonëse kanë bashkë që në vitin 2011, nuk janë parë shpesh në publik, ndërsa hera e fundit ka qenë gati dy vite më parë.

Gjithsesi ata nuk e kanë mohuar kurrë se kishin shumë dëshirë që të zgjeronin familjen e tyre. e vetë pak ditë para Krishtlindjeve, i ka ardhur dhurata më e bukur, lindja e dy binjakëve, Lucy e Nicholas.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF