Krishlindje në Kraibe, mbi bordin e një super jahti!

Për shumë prej nesh festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri kalohen pranë familjes e miqëve, duke ngrënë darkë e duke ngritur dolli. Për dikë tjetër dimri nënkupton dëborën dhe pistën e skive. Por ka edhe nga ata të tjerët të cilët preferojnë ta fillojnë vitin që vjen mes të nxehtit, në një parajsë ekzotike, buzë detit.

Destinacionet e nxehta dhe ekzotike janë gjithmonë në kërkesa të mëdha për periudhën e dimrit. Një nga trendet më ekskluzive është një pushim në bordin e një superjahti me qira për një lundrim të paharrueshëm privat prej një ose dy javësh. Çmimi? Nga një minimum prej 100 mijë deri në maksimum prej gjysmë milioni euro.

Ju mund ta merrni atë për një apo dy javë, e gjatë rrugës për në Detin e Karaibeve, Oqeanin Indian, Paqësorin e Jugut, do të zbuloni qoshet më të largëta e intriguese të ishujve të Karaibeve, Seychelles , të Tajlandës apo të Amerikës së Jugut.

Që ta keni të artë, nuk bëhet fjalë për bordin e një anije çfardo. Po flasim për një “ndërtesë” autentike lundruese, të mobiluara në një mënyrë unike  esuper-relaksuese.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *